Golovkin i shkakton humbjen e parë rivalit polak

Boksi

Golovkin i shkakton humbjen e parë rivalit polak

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:04
Golovkin i shkakton humbjen e parë rivalit polak

Boksieri kazak Gennady Golovkin ka mbrojtur titujt kampionë bote në peshën e mesme në kategoritë IBF dhe IBO, pas fitores ndaj polakut Kamil Szeremeta, dule i zhvilluar në Florida të Amerikës.

Një ndeshje që nuk pati histori, me 38-vjeçarin Golovkin që e dominoi sfidën, duke e fituar atë me tërheqje të rivalit në raundin e shtatë. Ndonëse pritej më shumë nga rivali polak, ai ishte në një ditë të keqe, shumë larg Golovkin.

Sfida u zhvillua pa tifozë, por kjo nuk e pengoi kazakun të tregojë se për të mosha nuk ka shumë rëndësi.

Për Golovkin ky ishte suksesi nr.41 në karrierë, ku ka edhe një 1 barazim e 1 humbje. Ndërsa për Szeremeta kjo ishte humbjz e parë në karrierë, pas 21 fitoresh radhazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat