Transformimi i jashtëzakonshëm i Logan Paul para meçit ndaj Floyd Mayweather

Boksi

Transformimi i jashtëzakonshëm i Logan Paul para meçit ndaj Floyd Mayweather

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 11:42
Logan Paul

Logan Paul ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm trupore, prej se u shndërrua nga një sensacion i YouTube në boksier.

25-vjeçari do ta zhvillojë një superduel me boksierin e pamposhtur, Floyd Mayweather, më 20 shkurt 2021, prandaj duhet të jetë në kulmin e formës së tij.

Ai do ta ketë përparësinë e gjatësisë dhe peshës përballë boksierit të famshëm, ndërsa për fizikun e tij i është nënshtruar një programi rigoroz trajnues.

Image

“Janë duke më shndërruar në një makinë”, ka thënë Paul për Business Insider, ndërkohë që ka treguar se kishte ngrënë sasi të mëdha ushqimi dhe kishte pirë gjak kafshësh para duelit ndaj YouTuberit tjetër, KSI.

Ndryshe, edhe vëllai i Logan, Jake, merret me boks dhe së fundmi ka fituar në një përballje me ish-yllin e NBA, Nate Robinson.

Dyshja janë stërvitur me Shannon Briggs dhe ai është befasuar nga teknika e tyre. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat