Edmond Zefi kërkon me padurim titullin të dielën në Pejë

Boksi

Edmond Zefi kërkon me padurim titullin të dielën në Pejë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:32
Edmond Zefi kërkon me padurim titullin të dielën në Pejë

Boksieri luftarak Edmond Zefi të dielën në Pejë do të luftoj për titullin e tij të parë në karrierë atë të UBF International, kurse kundërshtar i tij është hungarezi Zoltan Szabo i cili ka rekord prej 27.24.0.

Duhet cekur se Zefi duheshe të ndeshej me Ferenc Hafner mirëpo ky i fundit të hënën rezulton pozitiv me Covid 19.

Ky ndryshim, aspak nuk e frikëson boksierin e Kosovës pasi ai thotë se ndihet mirë dhe për të nuk është problem nderimi i kundërshtarit dhe se do jep gjithçka që të arrij qëllimin.

Si po shkojnë përgatitjet për këtë duel?

Zefi: Duke marrë parasysh se është një duel shumë i rëndësishëm edhe përgatitjet janë intensive dhe me përkushtim maksimal.

Ku i keni zhvilluar përgatitet dhe me cilët sparingje:

Zefi: Përgatitjet i kam zhvilluar me trajnerin tim Martin Berka në klubin BFC Liberec dhe sparingjet i kam bërë me anëtarët e klubit dhe me reprezentacionin e Çekisë.

Është ndeshja juaj e pare për titull, çfarë emocionesh keni?

Zefi: Emocionet, rëndësinë dhe madhështin këtij dueli ja shton fakti që do të boksoj në shtëpinë time, në Kosovë ku edhe kam filluar karrierën në boks.

Sa e njihni kundërshtarin e juaj dhe sipas jush si do përfundoj ndeshja?

Zefi: Edhe pse më është ndërruar kundërshtari në momentin e fundit për shkak se ai doli me Covid pozitiv, përgatitja ime është për fitore absolute pa marrë parasysh kundërshtarin.

Kjo përballje do të jetë pa publik për shkak pandemisë, a mendoni se do ju mungon publiku dhe keni ndonjë mesazh për fansat e juaj?

Zefi: Kjo situatë është e vështirë për të gjithë dhe urojë të tejkalohet sa më shpejt. Përballja do të jetë pa publik dhe normalisht që do të më mungojë shumë por mesazhi im është që të gjithë të respektojnë masat dhe kështu të ruajmë vetën dhe të tjerët. Unë i shpreh falënderimet e mija të përzemërta për të gjithë përkrahësit e mi.

Planet e juaja për të ardhmen?

Zefi: Kur kam menduar se nuk mund të vazhdoj, e kam detyruar veten të eci tutje. Suksesi im është i bazuar në këmbëngulësi dhe përkushtimi im do të vazhdoj që të arrij të jem numër 1 në botë. Falinderoi portali për sporte luftarake “ArenaRing” për përkrahjen tuaj dhe promovimin e sukseseve të mija.

U jam shumë mirënjohës. Poashtu falënderoi familjen time për mbështetjen, sponsorët si dhe promotorët Muharem Gjocaj e Avdyl Salihu që më kanë mundësuar që të ndeshem për këtë titull. Gjocaj është edhe menaxher i imi, jam mirënjohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat