Mayweather i rikthehet palestrës

Boksi

Mayweather i rikthehet palestrës

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:51
Mayweather i rikthehet palestrës

Floyd Mayweather i është rikthyer palestrës, ku ka nisur përgatitjen për duelin e 20 shkurtit, ku do të përballet me Logan Paul, personazhin e njohur të YouTube. Një duel shoë që do të zhvillohet në Japoni.

Boksieri amerikan po stërvitet në palestrën e tij së bashku me Richardson Hitchins, boksier që ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio.

Mayweather ka ndryshuar trajner, pasi në mars të këtij viti ndërroi jetë trajneri i tij legjendar dhe xhaxhai i tij Roger Mayweather. Hitchins është i pamposhtur në ring (12 fitore, 0 humbje), ashtu sikurse i pamposhtur është edhe Mayweather (50 fitore, 0 humbje).

Mayweather nuk zhvillon një duel zyrtar që prej gushtit 2017, kur mundi me KO teknik Conor McGregor. Dy vite më parë, në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ai zhvillioi në Japoni një duel shoë, ku mposhtui vendasin Tenshin Nasukawa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat