Conor McGregor krahasohet me Muhammad Ali para rimeçit me Dustin Poirierin

Boksi

Conor McGregor krahasohet me Muhammad Ali para rimeçit me Dustin Poirierin

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 11:09
Muhammad Ali dhe Conor McGregor

Trajneri i boksit i Conor McGregorit, Phil Sutcliffe e ka krahasuar irlandezin me Muhammad Ali para rimeçit me Dustin Poirierin në kuadër të UFC 257.

The Notorious dhe amerikani do të takohen më 23 janar për rripin e kampionit në peshat e lehta, atë që aktualisht e mbanë i pensionuar Khabib Nurmagomedov.

Sutcliffe ka thënë se ai ka besim të plotë që McGregor do e mposht Poirerin, pasi ka cilësi të shumta si legjenda e boksit, Ali.

“Unë u them shumë boksierëve tanë se si të mësojnë lëvizjet dhe goditjet e kundërshtarit. Ai (Conor) ka atë aftësi”, ka thënë trajneri i boksit i irlandezit.

“Ai është Muhammad Ali i UFC-së. Ka aftësi që të lexojë goditjet e kundërshtari dhe di si t’i evitojë ato”.

“Mund të lëvizë me këmbë dhe me kokë, për të shmangur goditjet dhe e di se kur duhet të godet, për të nokautuar kundërshtarin”, ka shtuar më tej Sutcliffe.

McGregor kishte nokautuar Poirierin qysh në raundin e parë kur ishin takuar për herë të parë në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat