Lajmi i fundit për boksierin Florian Marku

Boksi

Lajmi i fundit për boksierin Florian Marku

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:02
Lajmi i fundit për boksierin Florian Marku

Florian Marku kishte planifikuar që të përballej me Charltonin më 30 janar të këtij viti.

Megjithatë, boksieri i mirënjohur shqiptar ka njoftuar se kjo përballje është shtyrë.

Për shkak të rritjes së madhe me rastet nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, ndeshja në fjalë do të luhet në një datë tjetër.

Njoftimi i plotë i Markut:

“Për të gjithë ndjekesit e mi !! 
Me vjen keq tju lajmeroj qe ndeshja e  30 janarit do ri planifikohet. Kam punuar me shume se kurre gjithe kete kohe edhe pse kam postuar pak.

Per shkak të një rritje të madhe në  rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet ne nje date tjeter. Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat