Finkel: Ne duam Furyn

Boksi

Finkel: Ne duam Furyn

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:31
Finkel: Ne duam Furyn

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka nisur bisedimet për një duel ndaj patriotit të tij Charles Martin. Të dy boksierët janë ish-kampionë bote në peshën e rëndë.

Wilder (42 fitore, 1 humbje, 1 barazim) ka mbajtur titullin e kategorisë WBC (e humbi ndaj Tyson Fury), ndërsa Martin (28 fitore, 2 humbje, 1 barazim) ka mbajtur titullin e kategorisë IBF (e ka humbur ndaj Anthony Joshua).

Të dy boksierët kanë dueluar për herë të fundit në shkurtin e vitit të kaluar.

“Në rast se nuk arrijmë të sigurojmë triologjinë me Fury është e rëndësishme të gjejmë një rival të tjetër, që Wilder të jetë aktiv. Ne po shohim çdo opsion të mundshëm për të”, tha Shelly Finkel, menaxheri i Wilder.

“Charles Martin është një kandidat i mundshëm. Gjithsesi, ne duam Fury. Në rast se kjo sfidë nuk organizohet, atëherë Martin është në listë”, tha Finkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat