Joshua është shumë negativ për të mposhtur Furyn

Boksi

Joshua është shumë negativ për të mposhtur Furyn

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:00
Joushua dhe Fury

Boksieri Joy Joyce ka mbështetur Tyson Furyn për të mposhtur Anthony Joshuan për titullin e kampionit të botës për peshat e larta.

Dy kampionët britanikë kanë pranuar që të përballen, në një duel me vlerë 75 milionë euro për secilin.

Sidoqoftë, Joyce mendon se Fury do arrijë ta fitojë këtë përballje, ngase mendon se Joshua është shumë negativ në stilin e tij.

“Do shkojë me Fury shkaku i paraqitjeve dhe mënyrën si është kthyer nga pikët e ulëta duke mposhtur Donetay Wilder për WBC”.

“Mendoj se kur Joshua mori vetën pas humbjes ndaj Ruiz, ka qenë shumë negativ në stilin e tij dhe kjo është shqetësuese kur rikthehesh”.

“Është ndeshje 50-50. Joshua ka fuqi të madhe, shpejtësi, dedikim, motivim dhe është shumë garues. Te Fury, e di për mentalitetin shumë të fortë, teknikisht gjithashtu”.

“Është i vështirë dhe godet shumë, është i shpejtë dhe më i madh me trup. Për mua, ai ka avantazhin”, u shpreh ai.

Data e saktë se kur do takohen dy boksierët ende s’është vendosur, por të dy janë të hapur për këtë përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat