Maloku i pathyeshëm në Bruksel tani kërkon titullin në Kosovë

Boksi

Maloku i pathyeshëm në Bruksel tani kërkon titullin në Kosovë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:29
Maloku i pathyeshëm në Bruksel tani kërkon titullin në Kosovë

Boksieri me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Gjermani e ka pritur me emocione te mëdha triumfin e fundit ne Bruksel kundër Istvan Kiss sepse pandemia i ka pamundësuar që mos te ketë ndeshje për 1 vit dhe beson shume se viti 2021 do jetë shumë i suksesshëm për të dhe beson shumë se do ndeshet për një titull bote në vendlindjen e tij në Kosovë më 7 gusht 2021.  

“Kundërshtari çuditërisht ne matjen zyrtare u paraqit më i rëndë dhe normal që pesha e ka forcën e vet mirëpo me konsultim me stafin tim, prapë e pranuam ndeshjen. Sa i përket përballjes në ring e  kisha çdo gjë nën kontroll duke e ditur se kundërshtari do e jap që nga fillimi maksimumin.

Ne raundin e parë e testoja, kurse nga raundi i dytë filluam me sulme përpara siç ishte e planifikuar. Me dëshirë kisha boksuar disa runda më gjatë por kundërshtari e dorëzoj ndeshjen duke e ditur që po rrezikon nokautin. Ndryshe, kam pritur me padurim te ngjitem ne ringun e Brukselit sepse kam qen maksimalisht i përgatitur andaj kam shikuar vetëm triumfin”, tha Kameri duke shpresuar shume se sivjet do te ndeshet edhe për titull bote, pse jo edhe në Kosovë.

“E kisha planifikuar që në fund të vitit të kaluar të ndeshem për titull por fatkeqësisht nga pandemia nuk ishte e mundur, kështu që këtë vit e kemi në plane gjithsesi. Besoj se me ndihmën e promotorëve Avdyl Salihu dhe Muharrem Gjocaj shpresoj që të luftoj për titull në Kosovë më 7 Gusht 2021.

Kjo për mua do jetë ndeshja më e madhe e jetës sime sepse do zhvillohet në vendlindjen time. Çdo gjë do të jetë ndryshe, duke filluar që nga stërvitjet që dhe këto do i bëj në vendin tim ne Kosovë. Do e jap maksimumin në çdo mënyrë që të bëhet një mbrëmje e paharruar”, pohoi Kamer Maloku, për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

Ndryshe, ai momentalisht ka një rekord te bukur ne boksin profesionist ku prej 15 ndeshjeve, ka 13 fitore dhe vetëm 2 humbje. Kosova mund te krenohet se tani më Kamer Maloku mund te krenohet se pas vetes ka edhe dy tituj Boxing Federation (UBF) International Super Middle Title dhe world Boxing Federation International Super Middle Title.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat