Dana White zbulon të ardhmen e Khabib

Boksi

Dana White zbulon të ardhmen e Khabib

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:08
Dana White zbulon të ardhmen e Khabib

Kanë kaluar 4 muaj që kur Khabib Nurmagomedov zhvilloi duelin e tij të fundit dhe deklaori tërheqjen e tij nga sporti. Gjithsesi, sipas presidentit të UFC-së, Dana White, teknikisht ai është ende kampion i botës në peshën e lehtë.

Numri 1 i arteve marciale mikse shpreson ende në një rikthim të kampionit rus, ndaj po mundohet në çdo mënyrë që t’i mbushë mendjen. Dana White shpreson që Khabib, 29 fitore, 0 humbje, të zhvillojë edhe duelin e 30-të në kafaz.

Në një intervistë, White tha se nuk ka asnjë plan t’i heqë titullin Khabib: “Nuk kemi marrë një vendim të tillë. Khabib është ende kampion. Ai do të vijë këtu në Las Vegas, do të darkojmë bashkë, do të bisedojmë dhe do të vendosim”.

Pra, pas takimit që ata zhvilluan një muaj më parë në Abu Dhabi duket se Dana White e Khabib Nurmagomedov do të kenë edhe një takim tjetër së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat