Belegu për 2 javë shënon dy fitore

Boksi

Belegu për 2 javë shënon dy fitore

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:43
Belegu për 2 javë shënon dy fitore

Arbër Belegu, boksieri me prejardhje nga Peja por që jeton dhe vepron ne Gjermani ka arritur edhe një fitore në boksin profesionist (GBA).

Ai gjatë fundjavës me TKO mposhti gjermanin Reda Amine me TKO qysh ne raundin e parë.

Belegu tha se e ka pritur ketë triumf sepse Amine nuk ka qenë ndonjë kundërshtar që mund ta rrezikonte.

“Para 2 jave kisha ndeshjen e fundit ne boks ku edhe triumfova dhe kjo përballje me Amine nuk ishte ne plan, mirëpo formën time të mirë desha ta provoj edhe me nje kundërshtar.

Kështu qe mu ofrua edhe kjo ndeshje qe unë e shfrytëzova ne mënyrën me te mire duke triumfuar dhe duke rregulluar rekordin tim prej tre ndeshjeve me asnjë humbe”, tha Belegu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat