Boksieri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ardijan Azemi, ka shënuar fitore në Beograd.
Ai po merr pjesë në turneun ndërkombëtar "Dorëza e Artë".
Azemi dëshmoi paraqitje shumë të mirë ndaj boksierit boshnjak, Deilan Zemaniç.
“Fitore e Ardijan Azemit. Fitoj për në gjysmëfinale me ndërprerje në raundin e parë ndaj reprezentuesit nga Bosnja dhe Hercegovina, Deilan Zemaniç”, shkruan trajneri Naser Haruni.