Shqiptari sfidon anglezin Charlton, ja sa ora fillon meçi i madh

Boksi

Shqiptari sfidon anglezin Charlton, ja sa ora fillon meçi i madh

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Shqiptari sfidon anglezin Charlton, ja sa ora fillon meçi i madh

“Në 20 shkurt nuk e lë ndeshjen në duart e gjyqtarëve”, paralajmëroi Florian Marku kur njoftoi për sfidën e sotme ndaj anglezit Rylan Charlton.
Nga kjo deklaratë duket qartë se boksierit 28-vjeçar shqiptar ende i ka mbetur mendja tek përballja e 12 dhjetorit kundër Jamie Stewart, e cila u mbyll në barazim 76-76 sipas gjyqtarëve të takimit.

Boksieri shqiptar shkëlqeu në ring,por nuk arriti dot të fitonte, ndërsa në ndeshjen e sotme Floriani do të jetë kundër anglezit Rylan Charlton, i njohur ndryshe si “i pamposhturi i peshave të lehta”.

Pas shtatë fitoresh dhe barazimit të fundit, Florian Marku do të luftojë që të mbajë titullin e “kampionit” ndaj një boksieri si Charlton, që nuk e ka provuar kurrë shijen e humbjes.

Të dy boksierët ne ditën e sotme patën ballafaqime,ku nuk kanë munguar thumbimet dhe batutat ironike, teksa kanë premtuar një ndeshje boksi spektakolare, që do të zhvillohet në “Wembley Arena” në Londër, në orën 22:15.

“Nesër është koha t’u tregoj atyre që dyshojnë, që e kanë gabim dhe atyre që besojnë tek unë, që kanë të drejtë”, tha Marku në fjalët e fundit përpara se t’i lërë radhën ringut, aty ku ai di të shprehet më së miri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat