Marku bombardues, shkatërron anglezin! Trajneri hodhi peshqirin

Boksi

Marku bombardues, shkatërron anglezin! Trajneri hodhi peshqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:12
Pamje nga meçi

(E plotësuar) - Florian Marku fiton me ndërprerje në rundin e tetë.  Anglezi dorëzohet, nuk mundi të qëndrojë! Super Marku. Trajneri hodhi peshqirin!

Luftë më shumë se luftë u zhvillua deri në rundin e tetë, derisa u ndërpre meçi, pasi trajneri i Rylan Charlton hodhi peshqirin në ring, duke dorëzuar luftën karshi shqiptarit.

Në rundin e katërt, anglezi pati moment shumë të keq dhe gati sa u përplas përtokë, mezi qëndrojë në këmbë, disi i trullosur. 

Image

Rundi i gjashtë, gati sa ishte fatal për Markun, që bie në tokë (nokdaun) dhe gjyqtari i numërojë. Marku me zemër të madhe, si luan këndellet dhe në rundin e tetë përdori tërë arsenalin e tij, që ishte shkatërrues për rivalin.

Marku futet në ofensivë, ia dha disa goditje të fuqishme anglezit dhe e detyrojë që ta dorëzojë meçin.

Fitore e madhe e Markut në boksin profesionist, e mbajti besën e dhënë dhe e bëri krenarë gjithë kombin shqiptar, duke fituar në “Wembley” të Londrës.

Rundi i tetë, Marku po përdorë tërë arsenalin, ia jep disa goditje të forta anglezit.

Rundi i shtatë, luftë më shumë se luftë mes Florian Markut dhe Rylan Charlton. Anglezi shumë energjik, sulmues ndaj shqiptarit.  

Rundi i gjashtë, një moment i keq për Markun! Charlton e hodhi në tokë, gjyqtari i numëron Markut.  

Rundi i pestë, çfarë lufte, çfarë goditje njëri ndaj tjetrit, dramë e madhe. Supermeç Marku - Charlton apo shqiptari ndaj anglezit. 

Marku po lufton si luan në ring ndaj anglezit Charlton. Nga fundi i rundit të katërt Marku e godet fortë anglezin, as vet nuk e din se si qëndrojë në këmbë, goxha e trullosi.  

Tre runde, Marku po e merr veten, po bëhet më i mirë. 

Rundi i dytë, luftë e madhe, anglezi më kërkues.

Rundi i parë, luftë e madhe, goditje pas goditje qoftë të njërit apo palës tjetër. 

Fillon meçi, rundi i parë.

Gjithçka gati. Para daljes në ring.

Edhe pak minuta kanë mbetur para përballjes së madhe, mes shqiptarit Florian Markut dhe Rylan Charlton. 

Meç që pritet me padurim dhe zhvillohet në stadiumin “Wembley” në Londër. 

Marku jep zotimin e madh për fitore.

Anglezi është në formë dhe nuk i frikësohet Markut. Pritet luftë e madhe.

Meçin mund ta ndiqni duke klikuar këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat