Florian Marku: Ai është frikacak, nuk do të ndeshet me mua

Boksi

Florian Marku: Ai është frikacak, nuk do të ndeshet me mua

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:05
Florian Marku: Ai është frikacak, nuk do të ndeshet me mua

Boksieri Florian Marku arriti të triumfonte me KO teknik ndaj rivalit të tij Rylan Charlton në raundin e tetë. Kjo ishte fitorja e tetë për boksierin shqiptar, i cili vijon të jetë i pamposhtur. Marku foli pas përballjes dhe u shpreh mjaft i lumtur, teksa nuk harroi edhe thumbimet për Connor Ben.

“Nuk ishte një duel i lodhshëm, por kundërshtari ishte shumë i fortë. Pak boksier të pamposhtur rrezikojnë rekordin e tyre me duele të vështira.

Së pari falënderoj promotorin Eddie Hearn, i cili më dha mundësinë të jem këtu e të realizoj ëndrrat e mia. Rylan ishte një boksier i vështirë. Nuk kam asgjë personale me të, urime edhe atij.

Kjo është ëndrra ime, e dua këtë sport me gjithë shpirt. Nëse dikush më mposht, unë e uroj atë. Kanë thënë që nuk di të boksoj, por e tregova veten time.

Sot i jap vetes notën 7, për shkak te nokdaunit.

Kundërshtari kishte shumë fuqi, e uroj edhe njëherë. Connor Ben nuk ka marrë kurrë të tilla risqe. Kam luftuar për 10 vjet rresht në Greqi më të mirët, ndërsa ai ndeshej me boksierë me tetë humbje.

Ai është frikacak, nuk do të ndeshet me mua“, përfundoi Marku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat