Kosova me pesë boksierë në turneun e madh në Bullgari

Boksi

Kosova me pesë boksierë në turneun e madh në Bullgari

Nga: K.G. Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 13:07
Kosova me pesë boksierë në turneun e madh në Bullgari

Kombëtarja e Kosovës udhëton për në Sofje, ku do të marrin pjesë në njërën nga turnetë më të fortë siç është “Strandja”. Turneu zhvillohet për një javë, nga data 21 deri me 28 shkurt.

“Kosova përfaqësohet me 5 boksierë 52 kg Bashkim Bajoku, 64 kg Shpëtim Bajoku, 69 kg Patriot Behrami, 81 kg Besart Pireva, 91 kg Faton Tolaj i cili nga Gjermania i bashkangjitet ekipit, selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Në Sofje ekipit i bashkangjiten boksierja 60 kg Donjeta Sadiku dhe trajneri Besim Brahimi që janë nga 15 shkurti në kampin ndërkombëtar.

Ne këtë turne marrin pjese 35 shtete nga 4 kontinente me 306 boksierë, me boksierët më të mirë të Evropës dhe botës. Ky turne është një sprovë para kualifikimeve për LO Tokio 2020”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat