Florian Marku zbulon sfidën e radhës

Boksi

Florian Marku zbulon sfidën e radhës

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:33
Florian Marku zbulon sfidën e radhës

Boksieri Florian Marku po i bën vend vetes së tij në arenat e rëndësishme të boksit. Boksieri shqiptar ruajti rekordin e tij me 8 ndeshje i pamposhtur.

Marku fitoi përleshjen me Rylan Charlton pak ditë më parë, duke detyruar kampin kundërshtar të hedhë peshqirin në ring në raundin e tetë.

Sportisti 28-vjeçar ka njoftuar sot se dueli i radhës për të do të jetë në verë.

Florian Marku lajmëron se sfida e ardhshme për të do të jetë një ngjarje e madhe, duke premtuar kështu spektakël në ring për të gjithë mbështetësit e tij.

“Dueli im i radhës këtë verë do të jetë një ngjarje e madhe dhe të gjithë jeni të ftuar“, njofton Florian Marku përmes llogarisë së tij zyrtare në “Twitter“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat