Tyson çuditë botën, ja çfarë ka përdorur

Boksi

Tyson çuditë botën, ja çfarë ka përdorur

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:28
Tyson çuditë botën, ja çfarë ka përdorur

Tyson pranon se ka konsumuar kokainë, flet edhe për ndikimin e kamerës në jetën e tij. Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Mike Tyson është rrëfyer për jetën e tij private, shkruan “The Sun”.

Tayson teksa flet për karrierën e tij specifikon edhe shumë faktor që kanë ndikuar në jetën e tij.

Tyson në deklaratat e tij cilëson kamerën si drogë. Boksieri u shpreh se fama është një varësi e dëmshme.

Gjithashtu, foli dhe për konsumimin e kokainës ku ishte një ndër gjërat më të përfolura të jetës së kampionit.

Mike ishte vetëm 20-vjeç kur u bë kampion i peshave të rënda.

Tani është 54-vjeç dhe lidhur me këto përjetime të jetës së tij ai tha: “Njerëzit e mençur e duan vetën e tyre më shumë dhe droga më e ëmbël është kamera”.

Tyson pranoi se ishte konsumues i kokainës edhe pas pensionimit deri në vitin 2005.

“Kam përdorur edhe kokainë për një kohë të gjatë”, shtoi Mike Tayson.

Kampioni në deklaratat e dikurshme cilësoi vetën e tij të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat