Khabib nuk heq dorë nga kafazi

Boksi

Khabib nuk heq dorë nga kafazi

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:23
Khabib nuk heq dorë nga kafazi

Khabib Nurmagomedov, tashmë 32 vjeç, ka vendosur të tërhiqet nga karriera e sportistit në artet marciale mikse. Këtë deklaratë ai dha që në shtator të vitit të kaluar, pas duelit të fituar ndaj Justin Gaethje, sfidë ku korri suksesin nr.29 në kafaz (asnjë humbje).

UFC ende nuk ia ka hequr titullin kampion, pasi presidenti Dana White shpreson ta rikthejë në kafaz edhe për një duel të fundit. Gjithsesi, kjo shpresë e numrit 1 të arteve marciale mikse po venitet nga dita në ditë.

“Çdo ditë zgjohesha në mëngjes dhe nisja stërvitjen. Në mbrëmje trupi im ishte i lodhur, pasi e kisha çuar në limit. Tani dua një jetë më të qetë, ku të kem mundësi të fle edhe në drekë, të jetoj për veten time dhe jo t’ia dedikoj atë 100% sportit”, tha Khabib Nurmagomedov.

“Tani që nuk do të stërvitem më kam njerëz pranë meje, që duelojnë në nivele të larta. Janë 5-6 prej tyre rreth të cilëve po punojmë fort, për të ndërtuar një grup kampionësh. Unë do t’i ndihmoj ata, do t’i stërvit dhe do të ndaj me ta përvojën time. Për disa, kjo mund të quhet punë e trajnerit edhe pse nuk do t’i dedikohem 100% kësaj detyre si trajner.

Do të jem gjithnjë aty për të ndarë përvojën time”, tha Khabib.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat