Parisi do të mirëpres turneun kualifikues evropian të boksit për LO

Boksi

Parisi do të mirëpres turneun kualifikues evropian të boksit për LO

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:44
Parisi do të mirëpres turneun kualifikues evropian të boksit për LO

Kryeqyteti i Francës, Parisi, është zgjedhur vendi mikpritës i turneut kualifikues evropian të boksit për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Turneu ishte dashur të mbahej në mars të vitit të kaluar në Londër të Britanisë së Madhe, por ishte ndërprerë në gjysmë shkaku i pandemisë Covid 19.

Për shkak të përhapjes së pandemisë në Londër në muajt e fundit, Task Forca e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), e cila organizon garat kualifikuese të boksit, vendosi të zëvendësojë Londrën me Parisin.

Turneu do të mbahet prej 4 deri më 8 qershor 2021 dhe do të vazhdojë aty ku ishte ndërprerë. Nga ekipi olimpik i Kosovës në boks, në garë për kualifikim ka mbetur vetëm Donjeta Sadiku, kategoria 60 kilogramë. Ajo në raundin e parë kishte mposhtur gjermanen Maya Kleinhaus, duke u kualifikuar në 16 garueset më të mira. Në 1/8 e finales do të përballet me suedezen, Agnesa Lexiussion. Për të fituar normën olimpike, Sadikut i duhet të zë njërën nga gjashtë pozitat e para.

Javë më parë, Task Forca e KON-it anuloi turneun botëror kualifikues për Tokio 2020, i cili ishte paraparë të mbahej pikërisht në Paris.

Lojërat Olimpike Tokio 2020, të shtyra për një vit, do të mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat