Dardan Avdylaj në ringun gjerman

Boksi

Dardan Avdylaj në ringun gjerman

Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:46
Dardan Avdylaj në ringun gjerman

Dardan Avdylaj, djaloshi me prejardhje nga Istogu por qe jeton dhe vepron në Wien, ka caktuar ndeshjen e tij te katërt ne boksin profesionist dhe e njejta do te zhvillohet me 24.4.2021 ne Baden-Württemberg, Gjermani ku promoter është boksieri shqiptar Kamer Maloku i cili poashtu do te ndeshet ne këtë aktivitet sportive. Matchmaker i ndeshjeve është Avdyl Salihu i cili pikërisht ai bëri edhe ftesë Dardanit.

Sipas këtij të fundit, Avdylaj do të ndeshet me bugarin Zhecislav Radevski i cili ka record prej 3.2.0. Boksieri shqiptar tani më ka filluar me përgatitjet dhe beson shumë se këtë ndeshje do ta fitoj.

“Pandemia na ka krijuar shumë problem rreth përgatitjeve mirëpo me trajnerin tim po gjej mundësitë.

Ndeshja në Gjermani ka ardhur në kohën e duhur sepse ka kohë që nuk jam ngjit në ring për shkak Korona Virusit dhe mezi spo pres të filloj kjo përballje. Kundërshtarin pak e njoh, por pas analizave qe i kemi bere me stafin kemi verej se është i fuqishëm, mirëpo kjo aspak nuk më frikëson përkundrazi jam i motivuar”, tha Dardan Avdylaj.

Ndryshe, eventi është planifikuar të zhvillohet pa prezencën e publikut mirëpo të njëjtën fansat shqiptar do të mund të përcjellin drejtpërdrejti ne facebokin e eventit. Ne fund Avdylaj na zbulon se ka gjasa me 7 gusht 2021 ne Pejë të ndeshet për titull UBO Heavy Intercontinental dhe për këtë do të vendoset të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat