Jones: Më trego paratë

Boksi

Jones: Më trego paratë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:31
Jones: Më trego paratë

Jon Jones, ish-kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) në artet marciale mikse, ende nuk ka debutuar në peshën e rëndë, ku ai kërkon të shkruajë historinë. Në peshën e rëndë Francis Ngannou u shpall kampion bote pak ditë më parë në eventin UFC-260, pas fitores ndaj Stipe Miocic.

Jones, 26 fitore, 1 humbje e 1 duel pa rezultat, është shprehur i gatshëm të duelojë ndaj kampionit të ri të botës. Gjithsesi, ai i ka kërkuar presidentit të UFC-së, Dana White, të bëjë gati paratë nëse kërkon që ai të rikthehet në kafaz.

“Më trego paratë”, ka qenë komenti që Jon Jones ka bërë në rrjetet sociale, drejtuar Dana White. “Nëse dikush kërkon realisht që unë të rikthehem në kafaz, atëherë përgjigjja ime është po. Por kërkoj të paguhem ashtu si duhet”, tha Jon Jones.

Mesazhi i numrit 1 të arteve marciale mikse ishte i qartë: “Nëse unë do të jem Jon Jones dhe jam në shtëpi, do të ulesha para televizorit për të parë këtë duel. Do të mendoja gjithashtu për t’u përgatitur për të dueluar në peshën e rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat