Nunes kërkon triologjinë

Boksi

Nunes kërkon triologjinë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:04
Nunes kërkon triologjinë

Amanda Nunes, kampionia e dyfishtë e botës në artet marciale mikse (pesha bantamweight-pesha 56-61kg si dhe pesha featherweight-pesha 61-66kg), ka deklaruar se është gati të përballet për të tretën herë në kafaz me Germaine de Randamie. Në të dyja sfidat e mëparshme Nunes ka triumfuar.

Gjithsesi, sportistja braziliane e konsideron De Randamie (10 fitore e 4 humbje) si një nga rivalet e saj më të forta në kafaz. “Unë mendoj se ajo ka goditjen më të fortë në divizionin tonë. Nëse UFC më kërkon që unë të përballem sërish me të, jam gati të duelojmë edhe një herë të tretë në kafaz”, tha Amanda Nunes.

Herën e parë, dy sportistet kanë dueluar në vitin 2013 dhe më pas në vitin 2019, për titullin kampion të peshës bantamweight.

“Unë mund ti përballoj goditjet e saj dhe më pas të përdor stilet e mia të mundjes dhe hedhjes në tokë për ta neutralizuar”, u shpreh Amanda Nunes, 21 fitore e 4 humbje në kafaz. De Randamie është ish-kampione e botës në peshën featherweight.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat