Tate zgjon rivalitetin e vjetër: E pres në kafaz

Boksi

Tate zgjon rivalitetin e vjetër: E pres në kafaz

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:14
Tate zgjon rivalitetin e vjetër: E pres në kafaz

Miesha Tate, ish-kampiona e botës në peshën “bantamweight” (pesha 56-61kg) në UFC, vendosi të rikthehet në kafaz pas 5 vitesh pushim. Një lajm ky qe ka ngjallur interes në artet marciale mikse. Një nga personat që më shumë se kushdo e ka mirëpritur këtë lajm është Holly Holm, gjithashtu ish-kampione e botës në këtë peshë.

Holm dhe Tate kanë dueluar mes tyre në vitin 2016 (eventi UFC-196), me Tate që i rrëmbeu Holm titullin kampion, duke i shkaktuar Holm humbjen e parë në karrierë.

“Plani im është të dueloj sërish për titullin. Gjithsesi, gjithnjë kam patur dëshirë të hakmerrem për humbjet, ndaj nëse do të më jepet mundësia do të duelojë me Miesha, për t’u hakmarrë për atë humbje të parë në kafaz”, tha Holm, që njihet ndryshe me nofkën “vajza e predikuesit” (the preacher’s daughter).

“Tashmë jemi sërish të dyja në lojë dhe nëse rrugëtimi do të na ecë mbarë, jam gati të përballem me Miesha në kafaz. E pres me padurim këtë sfidë”, tha Holm, tashmë 40 vjeçe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat