Joshua jep detaje të reja të duelit me Furyn

Boksi

Joshua jep detaje të reja të duelit me Furyn

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:47
Anthony Joshua dhe Tyson Fury

Anthony Joshua dhe Tyson Fury janë dy boksierët më të përfolur për momentin.

Meçi historik që thuhet se do të ndodhë këtë vit, ndërmjet Anthony Joshua dhe Tyson Fury ka gjasa të bëhet realitet.

Dueli “titanik” do të unifikonte të gjithë titujt e “Heavyweight” në boks në rast se ndonjëri do të fitonte duelin.

Joshua zgjodhi rrjetin e tij social, Twitter, për të dhënë një mesazh për tifozët në lidhje me meçin.

“Një lajm i vogël, Unë dhe partnerët e mi jemi duke punuar shumë për ta bërë këtë duel të mundur”, tha ai.

“Dua t’ju jap tifozëve atë që duan dhe dua ta dini që do të bëj gjithçka që ta bëj realitet”, tha Joshua.

“Shpresoj në lajme pozitive shpejt”, përfundoi Anthony Josha duke aluduar në meçin me Tyson Fury.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat