Fury: Kam disa lajme të reja

Boksi

Fury: Kam disa lajme të reja

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:52
Fury: Kam disa lajme të reja

Boksirei britanik Tyson Fury, kampion bote në peshen e rëndë (kategoria WBC) ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale se brenda ditës së diel mund të zyrtarizohet vendi dhe datat ku do të zhvillohet dueli me Anthony Joshua.

Joshua mban titujt e kategorinë WBA, WBO e IBF në peshën e rëndë. Ndaj, kjo sfidë, do të unifikojë titujt kampionë. Fury ka treguar se cilat janë shtetet e interesuara për këtë duel, me shpresën që brenda 24 orëve të ardhshme të formalizohet gjithçka.

“Kam disa lajme të reja. Në tavolinë kam 4-5 oferta interesante në lidhje me vendin se ku do të zhvillohet dueli me Joshua. Në Arabinë Saudite, në Katar, në Uzbekistin, në Rusi, në Amerikë dhe në Angli”, thotë Tyson Fury.

“Do të vendosim brenda ditës së dielë dhe më në fund të zyrtarizojmë këtë duel, ku do të shkatërroj rivalin tim”, u shpreh Tyson Fury, i pamposhtur në karrierën e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat