McGregor: Duhet të jesh i ri në botën e parasë

Boksi

McGregor: Duhet të jesh i ri në botën e parasë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:16
McGregor: Duhet të jesh i ri në botën e parasë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Conor McGregor ka anulluar sfidën e 10 korrikut ndaj Dustin Poirier.

Shkak i këtij anulimi është bërë deklarata e një dite më parë e rivalit amerikan, që thumboi irlandezin duke i thënë se ende nuk ka bërë realitet deklaratën e tij për të dhuruar 500 mijë dollarë për fondacionin e tij.

Kaq ka mjaftuar që McGregor të ndihet i fyer dhe të marrë vendimin për të anuluar sfidën.

“Ke folur sikur je ushqyer si një fshatar i lindur. Nuk e kuptoj se përse shkel syrin me vesh. Tru-vdekur i shëmtuar. Si mund të të dhuroj 500 mijë dollarë pa patur një plan.

Mbahu fort. Duhet të jesh i ri në botën e parasë. Me që ra fjala, nuk do të duelojmë bashkë. Do të përballem me dikë tjetër më 10 korrik. Paç fat me kontratën tënde të vjetër djalosh”, ka qenë komenti i McGregor.

Pas kësaj deklarate të irlandezit ka ardhur edhe replika e Poirier, me një foto të McGrehor i shtrirë në tapet pas humbjes, me komentin: “Ok”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat