Lee: Do të jem gati për 10 korrik

Boksi

Lee: Do të jem gati për 10 korrik

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:33
Lee: Do të jem gati për 10 korrik

Pas anulimit të sfidës me Dustin Poirier, irlandezi Conor McGregor u shpreh se do të gjejë një rival të ri për duelin e 10 korrikut. Dhe mënjeherë ka mbërritur oferta për parë për ish-kampionin e dyfishtë të botës në artet marciale mikse.

28-vjeçari amerikan Kevin Lee, i njohur me nofkën “The Motown Phenom”, i ka kërkuar Conor McGregor të duelojnë së bashku më 10 korrik. Këtë kërkesë ai ia ka bërë edhe presidentit të UFC-së, Dana White, duke deklaruar se do të jetë gati për atë datë.

“Do të jem gati për 10 korrik. Më lejoni që të jem në këtë duel”, ka qenë komenti i Kevin Lee në rrjetet sociale drejtuar McGregor dhe UFC-së.

Lee, 18 fitore e 6 humbje në UFC, nuk duelon që prej marsit 2020, kur u mund nga Charles Oliveira. Pra, një kohë e gjatë jashtë kafazit, ndërkohë që nuk fiton dy duele radhazi prej 4 vitesh. Shifra që vështirë se do t’ia mbushin mendjen irlandezit të duelojë me të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat