Kur Nazif Gashi rrahu Beneshin në Beograd, ja si pyesnin mediat dhe çuditeshin!

Boksi

Kur Nazif Gashi rrahu Beneshin në Beograd, ja si pyesnin mediat dhe çuditeshin!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:48
Kur Nazif Gashi rrahu Beneshin në Beograd, ja si pyesnin mediat dhe çuditeshin!

Ka më shumë se 4 dekada e gjysmë (47 vite), në vitin 1974, Nazif Gashi e kishte demoluar Marijan Beneshin në midis të Beogradit, në turneun ‘Dorëza e Artë’.

E gjithë salla heshti dhe ishte e trullosur për një moment, sepse për ata ishte një humbje shokuese dhe nga një emër i panjohur.

Gashi si zemër luani, e gjunjëzoi Beneshin, kampionin e Evropës! 

Image

As kolegët e tij të klubit nuk mund ta besonin këtë mrekulli! 

Gashi i shpejt si rrufe, me goditje të fuqishme e mjeshtërore e turpëroi Beneshin në finalen e këtij turneut!
Askush nuk besonte, si është e mundur Gashi të fitoi dhe quhej si boksier i panjohur për ato vite!    

Ky meç i Nazif Gashit edhe sot kujtohet nga gjeneratat e vjetrat dhe flasin me emocione: “Nazif Gashi e ka pas rrahur keq boksierin më të famshëm e të pamposhtur, Beneshin!”.

Edhe legjenda e boksit, Nazif Gashi, si sot i kujtohet viti 1974, meçi me Beneshin dhe fitorja që bëri jehonë të madhe edhe në shtetet e Evropës.

“Një medium serb ‘Tanjug’ kishte shkruar më të madhe, a është e mundur Beneshi me humbur nga një boksier i panjohur nga Prishtina, Nazif Gashi. Shumë media të asaj kohe pyesnin dhe çuditeshin! 

Ky lajm kishte marrë dheun edhe në shtetet e Evropës sepse mediat e kishin shpërnda dhe Beneshi ishte në kulmin e formës. 
Beneshi ishte i pamposhtur edhe në Evropë në kategorinë velter”, tregon Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Gashi nuk i harron ato vitet e arta, kur me Prishtinën sundonin dhe ishin fuqi në Evropë, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë. Gashi aktualisht jeton një jetë të qetë dhe banon në lagjen Dardania në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat