Jake Paul nokauton në rund të parë ish-luftëtarin e UFC-së

Boksi

Jake Paul nokauton në rund të parë ish-luftëtarin e UFC-së

Më: 18 prill 2021 Në ora: 09:47
Jake Paul

Ylli i YouTubet, Jake Paul, ka shënuar edhe fitoren e tretë në boksin profesionist.

Paul të shtunën mbrëma nokautoi në rund të parë ish-luftëtarin e UFC-së, Ben Askren. Ai e rrëzoi Askrenin me një të djathtë të fuqishme, ndërsa Askren u ngrit në këmbë, por referi nuk lejoi të vazhdohej lufta, duke vlerësuar se ai nuk është në gjendje të luftojë.

“Është momenti më i çmendur i jetës sime. Ju kam thënë të gjithëve se do ta nokautoj në rund të parë. Ju kam thënë se jam luftëtar i vërtetë. Nuk e di sa herë duhet ta dëshmoj këtë. Kanë qenë dhjetë ditët më të vështira të jetës sime”, ka thënë Paul pas luftës.

 

Paul në dy meçet e kaluara fitoi me nokaut ndaj yllit të tjetër të YouTubet, AnEsonGib dhe ndaj ish-basketbollistit të NBA-së, Nate Robinson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat