Ilir Latifi rikthehet në aksion

Boksi

Ilir Latifi rikthehet në aksion

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:38
Ilir Latifi rikthehet në aksion

Luftëtari nga Kosova i UFC-së, Ilir Latifi do të rikthehet në ‘kafaz’ pas më shumë se një viti, pasi ka zyrtarizuar meçin dhe kundërshtarin e ardhshëm.

Ai do të luftojë në qershor të këtij viti (data 5) kundër 29-vjeçarit të rrezikshëm, Tanner Boser.

Boser në total ka 27 luftëra, ku ka shënuar 19 fitore (10 me nokaut) dhe ka 7 humbje (1 me nokaut).

Latifi në tri meçet e tij të fundit është mposhtur. Më 8 shkurt të vitit 2020, ai u mposht nga Lewis. Më 10 gusht të vitit 2019, kosovari u mposht nga Oezdemir dhe më 29 dhjetor të vitit 2018, ai u mposht nga Anderson.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat