Sfida e madhe me 5 qershor

Boksi

Sfida e madhe me 5 qershor

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:56
Sfida e madhe me 5 qershor

Sfida “show” e boksit mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul do të zhvillohet më 5 qershor.

Vendi se ku do të zhvillohet kjo përballje është ende i pacaktuar. Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar më 20 shkurt të këtij viti, por u shty pa afat. Ndërsa tashmë është konfirmuar nga mediat amerikane data 5 qershor.

Dueli do të transmetohet on-line me PPV (pay per view-paguaj për ta parë) nga platforma “Showtime”. Vetë Mayweather, pak ditë më parë konfirmoi se për këtë sfidë janë në garë 5 qytete: Las Vegas, Los Anxhelos, Miami, Dallas dhe Atlanta.

Mayweather, i pamposhtur në ring (50 fitore, 0 humbje), ka zhvilluar edhe më parë duele të tilla “show”, që duket se janë hobi i tij i ri, nga ku arkëton miliona dollarë (hera e fundit viti 2019). Logan Paul është një personazh i famshëm i YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat