UFC-261 me fansa, Dana White: Mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme

Boksi

UFC-261 me fansa, Dana White: Mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme

Më: 24 prill 2021 Në ora: 07:26
Dana White

UFC hap dyert për fansat dhe eventin UFC-261 që zhcvillohet këtëq fundjavë në Florida do të zhvillohet me tifozë. Një event i rëndësishëm, ku do të zhvillohen 3 duele për titulln.

Gjithsesi, UFC-ja ka marrë masat që të zbatohen masat anti-Covid ende në fuqi. Presidenti i arteve marciale mikse Dana White, u shpreh se mbajtja e maskës si te sportistët ashtu dhe te fansat nuk do të jetë e detyrueshme.

“Këtu, gjithçka është e hapur dhe nga 1 qershori edhe në Las Vegas do të jetë e njëjta gjë. Kjo është pozitive për sportin. Do të jenë vetë sportistët apo fansat që do të vendosin nëse do të mbajnë maskë apo jo”, tha Dana White.

Gjithsesi, të gjithë personat që do të jenë në këtë event duhet të deklarojnë se nuk janë pozitivë, se kanë kryer vaksinën dhe në hyrje do t’u matet temperatura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat