Aziz Salihu tregon se a e takoi Aleksandër Vuçiqin në Beograd

Boksi

Aziz Salihu tregon se a e takoi Aleksandër Vuçiqin në Beograd

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2021 Në ora: 13:59
Aziz Salihu tregon se a e takoi Aleksandër Vuçiqin në Beograd

Ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu si gjithmonë njihet për befasi dhe befasia më e madhe e tij ishte se gjatë kësaj jave që po e lëmë pas udhëtoi në Beograd dhe u takua me ish boksierët e vite të 70-ta dhe të 80-ta.

Sipas Salihut, Sportistit të Shekullit, medalistit të bronztë olimpik në vitin 1984, askush nuk ka guxuar të flas për politikën, vetëm për sport. 

Aleksandër Vuqiqi kishte pritur disa boksierë (vetëm serbët) në kabinetin e tij.

A e keni takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin?

“Jo, mos e bën Zot! Nuk ka shans ai mu taku me mu. Unë jam takuar me boksierët e gjeneratës së asaj kohe, takim i të gjithë ish boksierëve të ish republikave të ish RFSJ-së”, përgjigjet Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat