Fury: Edhe nëse ngrihet sërish, atëherë do ta godas

Boksi

Fury: Edhe nëse ngrihet sërish, atëherë do ta godas

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:09
Fury: Edhe nëse ngrihet sërish, atëherë do ta godas

Boksieri britanik Tyson, kampioni i botës në peshën e rëndë (WBC) u shpreh se mezi po pret të ngjitet në ring dhe të duelojë ndaj Anthony Joshua. Ai kërkon t’i rrëmbejë patriotit të tij 3 titujt kampionë që ai ka (IBF, WBA, WBO), për t’u bërë kampioni i padiskutueshëm i botës.

Fury, 30 fitore e 1 barazim, u shpreh se ka kohë që e pret këtë sfidë dhe shansin të ketë të gjithë titujt. “Mezi po pres të përballem me atë dosë të madhe në ring, t’i jap një leksion të mirë dhe t’i vërtetoj botës se ai është një boksier kukull, se sa fals që ai është”, u shpreh Tyson Fury.

“U bë një kohë e gjatë që e pres këtë sfidë. Ju them edhe se si do ta hedh në tapet, me një grusht të majtë. Grushti do të jetë drejt e në fytyrën e tij.

Edhe nëse ngrihet sërish, atëherë do ta godas me të djathtë dhe më pas “natën e mirë”, u shpreh Tyson Fury, që nuk duelon prej shkurtit 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat