Chandler: Gjunjët e tij do ta ndjejnë presionin

Boksi

Chandler: Gjunjët e tij do ta ndjejnë presionin

Më: 11 maj 2021 Në ora: 10:59
Chandler: Gjunjët e tij do ta ndjejnë presionin

Këtë fundjavë, në Houston, do të zhvillohet eventin UFC-262 në artet marciale mikse.

Sfida kryesore do të jetë ajo për titullin kampion bote të peshës së lehtë për meshkuj mes amerikanit Michael Chandler dhe brazilianit Charles Oliveira.

Titilli i këtij Divizioni është vakant pas tërheqjes nga kafazi i Khabib Nurmagomedov. Një përballje që pritet të zhvillohet në prani të 19 mijë fansave. Chandler shprehet optimist për këtë duel ndaj rivalit brazilian, duke premtuar se tashmë titulli do t’i përkasë Amerikës.

“Do të eci dhe dueloj në një stadium me 19 mijë fansa që mbajnë flamujt me ngjyrat bardhë, kuqe dhe blu të Amerikës, me njerëzit që thonë emrin tim. Kjo do të më karikojë dhe të gjithë grushtet do të bien me Charles, që do të kuptojë presionin dhe gjunjët e tij do ta ndjejnë presionin”, tha Michael Chandler, 22 fitore e 5 humbje në kafaz.

“Do t’i shkaktoj dëme në kokë dhe do ta godas te këmbët e tij, në trupin e tij, kudo. Do ta grushtoj sa më fort të jetë e mundur, për ta mposhtur dhe për të marrë titullin, që do të jetë në Amerikë, për amerikanët”, tha Chandler. Ndërsa rivali i tij Oliveira ka një rekord prej 30 fitores, 8 hjmbje dhe 1 duel pa rezultat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat