Federata ka nisur hetimet për vdekjen e boksierit të ri

Boksi

Federata ka nisur hetimet për vdekjen e boksierit të ri

Nga: K.G. Më: 20 maj 2021 Në ora: 18:06
Rashed Al-Swaisat

Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA) ka nisur një hetim të pavarur për vdekjen e boksierit jordanez, 18-vjeçarit Rashed Al-Swaisat. 

Ai vdiq muajin e kaluar pasi pësoi një dëmtim në kokë në Kampionatin Botëror për të rinj në Poloni.]

“Al-Swaisat vdiq në një spital në Kielce 11 ditë pasi pësoi nokaut në Kampionatin Botëror.

Al-Swaisat pësoi një dëmtim në kokë në luftë kundër estonezit Anton Vinogradov.

Atij së pari iu afrua ndihma në ring, pas së cilës u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua operacionit. 

Ai luftoi për jetë njëmbëdhjetë ditë, por fatkeqësisht nuk mbijetoi”, ka shkruar media kroate “24 sata”.
“Kreu i Qendrës për Mjekësi Sportive në Spitalin Universitar të Lozanës, Vincent Gremeaux, do të udhëheq hetimin”, - njoftoi AIBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat