Futbollisti i Kosovës që ra heroikisht kundër pushtuesit serb

Boksi

Futbollisti i Kosovës që ra heroikisht kundër pushtuesit serb

Nga: K.G. Më: 27 maj 2021 Në ora: 13:55
Futbollisti i Kosovës që ra heroikisht kundër pushtuesit serb

Përparim Thaçi, futbollist në gjeneratën e sakrificës (1991-1997), i cili ra heroikisht në luftë kundër pushtuesit serb. Thaçi ka qenë futbollist i Lirisë nga Prizreni. 

Klubi me renome Liria sot ka bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit të lirisë.  

“Në 23 vjetorin e rënies nderohet vepra e Heroit.

Image

Të enjten në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, u bënë homazhe në kujtim të heroit Përparim Thaçi.

Drejtues të KF Liria, ish futbollistë të kohës, trajnerë dhe futbollistë aktual, vunë kurora lulesh mbi varrin e Heroit, në nderim dhe respekt të veprës së tij.

Image

Me 27 maj 1998 Përparimi ra heroikisht për të mos vdekur kurrë. Ai, në atë kohë ishte futbollistë dhe ushtarë i UCK-së me bazë në Drenoc, duke kryer detyra të ushtarit shembullor.Vepra e tij, do të jetë udhërrëfim për brezat.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish luftëtarë, veteranë dhe subjekte të tjera.

Lavdi për jetë e motë veprës së Përparim Thaçit!”, ka shkruar Qemal Krasniqi, kryetar i FC Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat