Ish boksieri famshëm Mike Tyson thotë se "kërpudhat magjike" ia shpëtuan jetën dhe tani ai shpreson se ato mund ta ndryshojnë botën.
Ish-kampioni botëror i peshave të rënda pretendon se kthimi i tij drejt suksesit në nivelin personal dhe profesional është rezultat i marrjes së substancave psikoaktive, pra kërpudhave psilocibinë, por edhe zhvillimit shpirtëror.
“Të gjithë menduan se isha i çmendur. ‘Unë ia këpus veshin një njeriu’, tha Tyson për ‘Reuters’, duke aluduar në një incident të famshëm në luftën me Evander Holyfield në vitin 1997.
Ai tani është një konsumues i rregullt i kanabisit, thotë se ai kurrë nuk është ndjerë më mirë.