Khabib: Në Arabi më ofruan 100 milion...

Boksi

Khabib: Në Arabi më ofruan 100 milion...

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:12
Khabib: Në Arabi më ofruan 100 milion...

Khabib Nurmagomedov, ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, që u tërhoq nga sporti pak muaj më parë si i pamposhtur (29 fitore, 0 humbje), ka bërë me dije se nga Arabia Saudite ka ardhur një ofertë joshëse.

100 milionë dollarë për t’u përballur me një tjetër të mposhtur, ish-kampionin e botës, boksieri amerikan Floyd Mayweather. Bëhet fjalë për një sfidë boksi mes Khabib dhe Floyd.

“Më ofruan 100 milionë dollarë. Nëse nuk besoni mund të pyesni edhe Floyd”, tha Khabib, që sqaron edhe përgjigjen që ka dhënë për këtë ofertë. “Unë jam tërhequr nga sporti. I kam thënë nënës time se s’do të duelojë më”, tha kampioni rus.

“Do ta mbaj fjalën që i kam dhënë nënës. Nëse nëna ime do të më lejojë të dueloj sërish, atëherë ndoshta rikthehem. Por tani për tani, më ka thënë të mos dueloj më”, tha Khabib Nurmagomedov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat