Fury fillon përgatitjet për sfidën e madhe

Boksi

Fury fillon përgatitjet për sfidën e madhe

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 12:37
Fury fillon përgatitjet për sfidën e madhe

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka bërë me dije se nga dita e hënë ka nisur një fazë përgatitore 8-javore për duelin e 24 korrikut ndaj Deontay Wilder (Las Vegas).

Kjo do të jetë përballja e tretë mes dy boksierëve, me Fury që do të mbrojë për herë të parë titullin kampion bote, që ia pat rrëmbyer amerikanit, në shkurt të 2020-ës. Ndërsa sfida e parë mes tyre është mbyllur në barazim.

Fury ka premtuar se do ta mposhtë sërish Wilder, ashtu sikurse pat bërë edhe në sfidën e dytë. “Jam në palestër. Sot ka nisur faza përgatitore. Kam 8 javë kohë për t’u përgatitur dhe më pas do ta mposht sërish Deontay Wilder, duke ia shtypur fytyrën me grushtet e mia. Mezi po pres ta bëj këtë gjë më 24 korrik”, tha Tyson Fury në “Twitter”.

Britaniku është i pamposhtur në ring, 30 fitore e 1 barazim, ndërsa Wilder ka 42 fitopre, 1 humbje e 1 barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat