Gjenerata e artë e Prishtinës, sot u nderuan nga kryetari i komunës së Ferizajt

Boksi

Gjenerata e artë e Prishtinës, sot u nderuan nga kryetari i komunës së Ferizajt

Nga: K.G. Më: 1 qershor 2021 Në ora: 20:38
Gjenerata e artë e Prishtinës, sot u nderuan nga kryetari i komunës së Ferizajt

Gjenerata e artë e boksit të Prishtinës (në vitet e 70-ta dhe të 80-ta), sot u pritën dhe u nderuan nga kryetari i komunës së  Ferizajt, Agim Aliu.
Organizator i këtij takimit ishte Zahir Shabani, ish boksieri ferizajas dhe i gjeneratës së artë të Prishtinës. 

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu, pastaj Xhevdet Peci, që i solli Prishtinës pesë tituj të kampionit në ish Jugosllavi, me Nazif Gashin, Afrim Majancin, Agim Latifin, Naser Bajramin, Fatmir Makollin, Zahir Shabanin, u pritën dhe u nderuan nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Aty ishte edhe Afrim Llapjani, drejtor i drejtorisë së arsimit të Ferizajt.

“Ishte një takim jashtëzakonisht i shkëlqyeshëm. Kryetari i komunës, Agim Aliu, i priti dhe i shtroi drekë gjeneratës së artë të Prishtinës.  

Ish boksierët e gjeneratës së artë iu janë mirënjohës për këtë pritje kryetarit të Komunës.  Në takim u bisedua për shumë gjëra, kujtuam sukseset e viteve të arta”, tha Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Një pritje e ngrohtë nga kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu. Faleminderit për mirënjohjen dhe drekën e shtruar për gjeneratën e artë të boksierëve të Prishtinës”, ka shkruar Majanci në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat