Mayweather: Çfarë kisha për të arritur në këtë sport e arrita

Boksi

Mayweather: Çfarë kisha për të arritur në këtë sport e arrita

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:02
Mayweather: Çfarë kisha për të arritur në këtë sport e arrita

Boksieri i njohur amerikan Floyd Mayweather, ish-kampioni i shumëfishtë i botës, u shpreh pas duelit me Logan Paul se ai nuk do të rikthehet më në ring për të zhvilluar të tilla sfida “show”.

Mayweather (50 fitore e 0 humbje në karrierë), nuk fitoi dot me “KO” ndaj Paul, që ishte mënyra e vetme e fitores që kishin të dy sportistët (ky ishte rregulli për të shpallur fituesin pas 8 raundesh).

“Nuk kam më ndërmend të rikthehem në ring për të zhvilluar duele boksi, as sfida të vërteta dhe as duele “show”.

Çfarë kisha për të arritur në këtë sport e arrita, kam shkruar emrin tim me të arta. Jo vetëm kaq, por nuk do të rikthehem më as për duele të tilla. Kam fituar shumë parà, por aty s’janë gjithçka. Për Logan Paul objektivi ishte të qëndronte në këmbë dhe ia doli mbanë”, tha Mayëeather.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat