15 fitore me KO, kush është “bisha” pa humbje që sfidohet nga Florian Marku

Boksi

15 fitore me KO, kush është “bisha” pa humbje që sfidohet nga Florian Marku

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 19:33
Florian Marku dhe Maxim Prodan

Florian Marku pritet të kthehet në ring në shtator, sikurse vetë boksieri ka njoftuar. Lushnjari është shprehur se do të ketë një duel titulli me 12 raunde për të.

Kurioziteti është i madh për emrin e kundërshtarin dhe së fundmi është zbuluar aksidentalisht.

Image
Postimi i fansit ne Twitter

Një fans, pasi ishte takuar me promotorin Edie Hearn, kishte bërë një foto me të. Në tavolinë ishte edhe një letër, ku kishte shënime për 3 evente të ardhshme.

Image
Letra me eventet, ku dallohet emri i Markut

Në të duket edhe emri i Florian Markut, i vënë përballë Maxim Prodan. Bëhet fjalë për një boksier rumun, të lindur në Ukrainë.

28-vjeçari ka 20 ndeshje në karrierë dhe nuk njeh humbje. Prodan ka triumfuar 19 herë, 15 me KO dhe një ndeshje e ka mbyllur në barazim.

Sikurse kuptohet, kundërshtari i Markut është goxha serioz. Edhe boksieri shqiptar nuk ka asnjë humbje deri më tani. Ai ka triumfuar 8 herë dhe një herë ka dalë barazim, në një ndeshje shumë të diskutuar kundër Jamie Stewart. 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat