Ja kush i shpall luftë Mike Tysonit

Boksi

Ja kush i shpall luftë Mike Tysonit

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:25
Ja kush i shpall luftë Mike Tysonit

Youtuberi i njohur Logan Paul nuk ndalet me çmenduritë e tij. Pak javë më parë sfidoi Floyd Mayweather në një ndeshje boksi, diçka që mund ta karakterizojmë si një gjest të guximshëm nga ana e tij por edhe emociones gjithashtu.Të ndeshesh me një boksier si Floyd,me një karrierë fantastike në boks, pa asnjë humbje, mund ta quajmë vërtet një çmenduri.

Floyd Mayweather,një boksier që ka thyer rekorde dhe vazhdon akoma, nuk di akoma si ta mbylli karrieren e tij prej boksieri,por na ka çuditur si duke pranuar sfiden me Conor McGregor gjithashtu edhe duelin me youtuberin  e famshëm Logan Paul. I riu amerikan nuk e mbyll me kaq, ai sfidon  të  frikshmin  Mike Tyson.

Logan Paul ka postuar në rrjetet sociale një status ku shprehet:

“Ti s’mund të më thuash që une nuk të mposht dot ty.” 26-vjecari deklaron se ndihet superior ndaj boksierit Tyson për arsye të moshës së tij të vjetër dhe me eksperiencën që ai mori në ndeshjen e fundit me Floyd-in.

Këto dy arsye e kanë bërë Logan Paul qe t’i shpalli një “luftë” të hapur Mike Tyson-it. Logan Paul jo vetëm që sfidon veten në këtë sport por ka guximin të kërkojë të përballet edhe me legjendat e boksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat