Wilder kërcënon Furyn

Boksi

Wilder kërcënon Furyn

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 14:55
Wilder kërcënon Furyn

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka nisur të bëhet aktiv në rrjetet sociale.

Përmes një postimi, ai ka paralajmëruar rivalin e tij të ardhshëm, boksierin britanik Tyson Fury, se do ta mposhtë në duelin e 24 korrikut (Las Vegas).

Wilder kërkon të rimarrë titullin kampion (kategoria WBC), që humbi në sfidën e shkurtit 2020. “Do të jem si një tren në ring. Ti the se je si një kamion i rëndë, por unë do të të shtyp dhe do të shkaktoj dhimbje, pasi do të kaloj përsipër si një tren”, tha amerikani.

Wilder, 42 fitore, 1 humbje e 1 barazim në karrierën e tij, siguroi të drejtën e një sfidë të tretë ndaj Fury pas vendimit të gjykatës amerikane. Dy boksierët kanë nisur përgatitjet për duelin e 24 korrikut. Në dhjetor të 2018-ës, sfida e parë mes tyre, u mbyll në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat