Gjocaj: Labinoti ndihet mirë, presim fitoren e radhës

Boksi

Gjocaj: Labinoti ndihet mirë, presim fitoren e radhës

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 19:32
Gjocaj: Labinoti ndihet mirë, presim fitoren e radhës

Labinot Xhoxhaj është duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para ndeshjes me 10 korrik 2021 ne Zvicër ku do ndeshet ndaj Urban Ferenc, një boksier i fuqishëm i cili ne karrierë ka 7 fitore dhe 3 humbje.

Labinoti  kryesisht ka bërë përgatitjet me trajnerin e tij Ramadan Millaku mirëpo gjatë vikendit ai ishte tek menaxheri i tij Muharrem Gjocaj për një testim në “Centro Sportivo ne Tenero” në Ticino te Zvicrës.

Kryesisht janë zhvilluar disa testime rreth përgatitjes së tij fizike si dhe kishte disa sparingje.

Gjocaj thotë se boksieri i tij ndihet shumë mirë edhe pret edhe një fitore të sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat