Poirier insiston se nuk është duke pritur betejën e katërt ndaj McGregor

Boksi

Poirier insiston se nuk është duke pritur betejën e katërt ndaj McGregor

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 23:01
Boksieri Dustin Poirier dhe McGregor

Boksieri Dustin Poirier insiston se nuk është duke nxituar për përballjen e katërt ndaj Conor McGregor.

Dyshja kanë zhvilluar tre përballje, me Poirier që i fitoi dy të fundit, derisa irlandezi regjistroi një në vitin 2014.

Presidenti i UFC-së, Dana White ka sugjeruar që do zhvillohet edhe një tjetër, sapo McGregor të shërohet plotësisht.

Por, Poirier thotë se nuk është duke e pritur këtë betejë, por që do të ndodh.

“E pashë në sytë e tij dhe e dija që isha një ose dy gjuajtje për ta rrëzuar”.

“Do shohim çfarë do ndodh, nuk jam duke ulur dhe pritur për betejën e katërt, nëse është e kuptueshme dhe vjen, do e bëjmë sërish”.

“Jam duke u stërvitur, duke jetuar jetën me vajzën, jam duke u kënaqur duke provuar ë rritem si boksier i arteve të përziera, por të shohim”, deklaroi ai.

Rikthimi i McGregor do vazhdojë të jetë edhe për disa muaj jashtë ringut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat