Boksieri 33-vjeçar humb jetën në aksident komunikacioni   

Boksi

Boksieri 33-vjeçar humb jetën në aksident komunikacioni   

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 21:25
Boksieri 33-vjeçar humb jetën në aksident komunikacioni   

Boksieri moldav, Vasili Belous (33 vjeç), i cili garoi në Lojërat Olimpike - Londra 2012, vdiq gjatë një aksidentit me makinë.

Ai e humbi kontrollin me makinën Mercedes dhe u përplas me murin prej betoni të manastirit.

Policia moldave konfirmoi se boksieri vdiq në fshatin Kalaraseuka, rreth 150 milje nga kryeqyteti Kishinau.

Për fat të mirë, gruaja dhe dy fëmijët e boksierit i mbijetuan aksidentit.

Belous fitoi medalje të bronztë në Kampionatin Evropian në vitin 2017.

Ai arriti 72 fitore nga 116 meçe amatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat