Demolli: Po përgatitemi në Brezovicë për garat e mëdha  

Boksi

Demolli: Po përgatitemi në Brezovicë për garat e mëdha  

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2021 Në ora: 21:48
Demolli: Po përgatitemi në Brezovicë për garat e mëdha  

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se tash e disa ditë po përgatiten në ambientin e bukur në Brezovicë dhe me synime që boksierët të janë në formën më të mirë para garave të mëdha. 

Demolli tha se kushtet për punë janë ideale, po ashtu është edhe një optimizëm në radhët e boksierëve.

Sipas Demollit, ecuria e përgatitjeve po shkon sipas planeve dhe boksierët po i mbushin bateritë për sfidat e radhës. 

“Këto janë përgatitjet bazike para fillimit të kampionateve, turneve, Kampionatit Evropian dhe atij Botëror.

Këtu janë mbledhur të gjithë boksierët dhe selektorët do të bëjnë edhe përzgjedhjen e boksierëve më të mirë për Kampionatin Evropian për 17-18 vjeçar dhe për seniorë që do të në muajin tetor”, tha Demolli për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat